Narkobanditë civilë që rrëmbejnë qytetarin në mes të sheshit.
Kështu e konsideron ish kryeministri Sali Berisha largimin me forcë që punonjësit e Gardës i bënë një qytetari, i cili me revoltën e tij ndaj politikës, u bë viral në rrjetet sociale.
Gjithçka ka ndodhur në sheshin 'Skënderbej', aty ku Ministria e Bujqësisë dhe Bashkia Tiranë po zhvillojnë një aktivitet për produktet bujqësore dhe blegtorale.
“Narkobanditë civilë në një akt antikushtetues rrëmbejnë qytetarin në mes të sheshit. Krim i shemtuar! Ndiqni videon e meposhtme”, shkruan Berisha në reagimin e tij.