Ka përfunduar takimi i presidentit Ilir Meta me përfaqësuesit e opozitës së bashkuar.
Nën drejtim e kreut të opozitës, Lulzim Basha, takimi nisi në orën 09:00 në selinë e presidencës, pas një letre që Meta u drejtoi partive të opozitës
Takimi ka të bëjë me situatën e rëndë politike dhe krizën në Gjykatën Kushtetuese.
Pasi dolën nga takimi, krerët e partive aleate të PD-së, nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me atë që është biseduar.
‘Do të ketë një deklaratë zyrtare nga presidenca dhe nga kreu i PD-së Lulzim Basha’, tha Dashamir Shehi për mediat që prisnin jashtë presidencës.