Një ditë më parë u mësua se presidenti Ilir Meta e ka shpallur ‘non grata’ kreun e delegacionit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt.
Borchardt u pyet nga gazetarët mbrëmjen e shkuar për këtë çështje, por iu kthye atyre duke u thënë: Më lini të qetë.
Të martën, Borchardt ishte i pranishëm në tryezën për reformën zgjedhore, që organizohet prej zyrës së tij.
Sipas Fax News, ai u shfaq me një prani të shtuar truprojash.
Asnjë prej gazetarëve nuk u lejua të afrohet pranë tij.