Kushtetuesja/ Kallëzimi penal i Metës për Dvoranin në 3 Prokurori

Tuesday, 19 November 2019 13:50

Kallëzimi penal i Presidentit të Republikës Ilir Meta për Kryetarin e KED, Ardian Dvorani do depozitohet sot në Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles së Pare për Krimet e Renda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Lajmin e konfirmojnë burime zyrtare nga Presidenca. Paditë do nisen me postë për tre Prokuroritë, shtuan të njëjtat burime.

Kallëzimi nga Meta u njoftua të premten e 15 Nëntorit,. Kallëzimi lidhet me procedurën e vakancave të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Sipas Metës, Dvorani ka shkelur ligjin.

“Dëshiroj t’iu bëj të ditur vendimin tim si President i Republikës dhe kryetar i shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si President kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i KED. Unë si President i Republikës dhe kryetar i shtetit e akuzoj për këto vepra penale: Shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”, tha Meta në një deklaratë për mediat nga Presidenca.

“Për veprën penale të përvetësimit të titulli apo detyrës dënohet me gjobë ose deri në dy vite burg. Kryerja e veprimeve apo mos veprimeve që ushtron funksionale publike dhe kanë dëmtuar interesat e shtetit dënohet me burgim deri në 7 vite. Kemi parasysh shpërdorimi i detyrës, kryerja apo mos kryerja me dashje e veprimeve apo veprimeve në kundërshtim me kushtetutën është e rëndë. Në këto kushte i njohur me këto fakte. Dorëzimin do ta bëjmë ditën e hënë për të shqyrtuar për prova të tjera apo persona të tjerë që mund ta meritojnë të merren në përgjegjësi penale. Prokuroria të tregojë integritet, pasi një ditë do të bëhet i pashmangshëm. Ai vendim që ishte botuar në 22 shtator që ishte thjeshtë për njoftimin për pikëzimin dhe që është ribotuar sërish. Prokuroria të hetojë dhe dokumentacionin mes KED-së dhe Kuvendit që të shmangë zonja Vorpsi si e vetëshpallur dhe të zgjidheshin dy zonjat e tjera”, shtoi.

“Ai do bëhet shembull dhe ai është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin te reforma në Drejtësi në mënyrë që asnjë të mos tallet më siç është bërë në këto dy vite. Shkelja është flagrante, dëmi është i madh. Janë këta përgjegjës dhe është ai përgjegjës që u hap ky debat. Unë si Presidenti Republikës nuk bëj shaka”, tha Meta.

Veprat penale per te cilat Meta akuzon Dvoranin

1- shpërdorim detyre neni 248 kodit penal

2 -përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.

Baza ligjore Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kallezim përpara Prokurorisë.

Modifikuar më Tuesday, 19 November 2019 14:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...