Prokurorja PPP e Ramës Arta Marku na qenka ankuar për vendimin e KLP, pasi u rendit e dyta në listën e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.
Në ankimin drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Marku na paska kërkuar që t’i vihet në dispozicion pikëzimi i detajuar prej secilit anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Me këto lloj lëvizjesh këta janë bërë të neveritshëm. Se si e përzgjedhura e Ulsiut na kërkoka llogari vetëm këta mund ta bëjnë.
Marku u rendit e dyta me 406 pikë pas Olsian Çelës me 459 pikë dhe para Fatjona Memçaj me 362 pikë. Më 14 nëntor, KLP miratoi me shumicë votash pr/vendimin për renditjen e kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm me mandat kushtetues.