Metës iu kërkua shpërndarja e Parlamentit/ Ndoka zbardh takimin me Presidentin

Tuesday, 19 November 2019 22:26

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka i ftuar në studion e lajmeve në Fax News foli për takimin e thërritur nga presidenti Ilir Meta.

Ndoka u shpreh se pjesë e diskutimit ishte edhe kërkesa për të shpërndarë parlamentin, pasi sipas tij parlamenti është antikushtetues dhe është një Kuvend që nuk ka përfaqësim real.

Ndoka deklaroi se ai ka kërkuar zyrtarisht edhe më herët shpërndarjen e parlamentit, duke theksuar se kjo nuk është hera e parë që diskutohet

Sipas tij presidenti do ta gjykojë vetënjë vendim që ka të bëjë më shpërndarejn e parlamentit.

“Shqetësimi i presidentit të Republikës ka qenë në vazhdimësi. Tashmë është ajo pjesë ku presidenti kapi në flagrancë, dhe ishte e domosodshme kontakti më partitë opozitare por edhe me partitë e tjera.

Jemi përballë një rreziku shumë të madh. Kjo maxhorancë ka kaluar çdo cak të parametrave institucionale duke u bërë edhe qesharake. Pra është një situatë dramatike, ku anëtarja shkon dhe betohet të noterja.
Jo vetëm në këtë mbledhje, por edhe më parë unë i kam kërkuar presidentit shpërndarjen e parlamentit, edhe në takimet që kemi pasur më para, ja kam kërkuar në mënyrë zyrtare. Nuk është hera e parë që hapet kjo temë. Ne e konsidrojmë një parlamentin antikushtetues. Nuk kemi përfaqësim real politik në Kuvendin e Shqipërisë.

Në këtë sens ne po i bëjmë një shërbim regresiv demokracisë, duke pasur një parlament të tillë. Në këtë sens ka qenë edhe kjo temë e diskutimeve me presidentin e Republikës. Ndoshta mund ta mendojë dhe të gjykojë një vendim që ka të bëjë më shpërndarejn e parlamentit.”- u shpreh Ndoka.

Login to post comments