Ishte ftuar në Komisionin e Ligjeve, Voltana Ademi nuk shkon në mbledhje, Ulsi Manja zbulon arsyen

E mërkurë, 20 November 2019 11:29

Në një kohë kur kryetarja ende në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ishte ftuar që të merrte pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, ajo ka munguar në seancë.

Ndonëse ishte ftuar si kryetare e shoqatës së bashkive, Ademi nuk ka mundur dot të marrë pjesë për shkak të angazhimeve. Ky fakt është bërë i ditur nga kryetari i Komisionit, Ulsi Manja.

“I kemi bere ftese për të qenë në seancën dëgjimore edhe shoqatës se bashkive që e drejton kryetarja në detyre e bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Në komunikim me Ademin, ajo ka njoftuat se për shkak të angazhimeve nuk merr pjese në komision, por ka dërguar një material me shkrim”, pohoi Manja.

Në takimin në fjalë është i pranishëm kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Login to post comments