Takimi ka nisur në orën 12:00 dhe u mbyll ne 12:37.
Sali Berisha deklarate pas takimit : Në këtë takim me presidentin u diskutua gjerësisht për krizën madhore që mafia e Edi Ramës me përpjekjet e shpërfytyruara për të kapur të gjithë sistemin e drejtësisë krijoi edhe në organin që me ligj është garant I Kushtetutës. Është moment kyc për cdo qytetar shqiptar dhe ju mediat keni një rol të rëndësishëm."
Më pas Meta pritet të takohet dhe me ish-presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani.
Ndërkohë në orën 17:30, Meta do të takohet me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara në monitorimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, mes tyre dhe përfaqësues të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (Soros).
Një ditë më parë Meta pati një takim dhe me ish-Presidentin, Rexhep Mejdani.
Takimet janë konsultative dhe vinë menjëherë pas konsultimeve që Kreu i Shtetit bëri me opozitën.
Meta njohu opozitën me atë që ai i quan prova tronditëse të ndërhyrjes flagrante të kryeministrit në procesin e emërimit të gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.
Në takim është diskutuar dhe për reformën zgjedhore, ndërsa Presidenti ka përshëndetur hapat e opozitës, përfshirë kërkesën për zgjedhje të parakohshme.