‘Siguria kibernetike’, Mediu me zyrtarë të lartë amerikanë takime ne Malin e Zi

E mërkurë, 20 November 2019 13:57

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka bërë publike gjatë ditës së sotme një vizitë që ka zhvilluar në Malin e Zi.

“Bashkë me Gjeneralin Jim Jones, Ish Komandanti Suprem i NATOs, Këshilltari për Sigurinë i SHBA, John Lord Zv/President i Jones Group, zhvilluam një vizitë në Malin e Zi”, shkruan Mediu.  Atje janë zhvilluar takime me: Presidentin Milo Djukanovic, Kryeministrin Dushko Markovic, Kryetarin e Parlamentit Ivan Brajoviç, Zv/Kryetarin Branimir Gvozdenoviç.

Sipas kreut republikan shqiptar, “diskutimet u përqëndruan në të ardhmen e NATOs, si Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake,

Iniciativa e 3 Deteve, Siguria kibernetike, dhe në mënyrë të veçantë rrjeti 5G, sfidat e sigurisë dhe rreziqet që vijnë nga kontrrolli i këtij rrjeti, prej Shteteve si Kina”.

"Liria nuk është për shitje dhe Siguria nuk është e lirë".

Login to post comments