Shkarkimi i Muçit/ Nga sulmi i Braçes te historia e ‘Bandës së Lushnjes’

E Enjte, 21 November 2019 12:59

Pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta shkarkuar nga detyra, Besnik Muçi deklaroi se nuk e njeh si vendim dhe se ai vijon të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Sipas Muçit, KPA duhet të ndalonte procesin pasi ai u zgjodh nga presidenti Meta, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, sepse në atë moment humbi statusin e prokurorit.

Por emri i Muçit ishte sulmuar nga eksponentë të lartë të mazhorancës përpara se të jepej ky vendim. Zëvendëskryeministri Erion Braçe deklaroi se emërimi i Muçit në Kushtetuese ishte një fakt ulëritës.
“Për gjykatësin Besnik Muçi, ulëret fakti se presidenti e emëroi në detyrën e lartë, pa përfunduar plotësisht procesin e VETINGUT! Kaq deri tani i thotë të gjitha,” tha Braçe.

Ndërkohë vetë Muçi e ka mbrojtur detyrën e tij si prokuror përpara anëtarëve të vetingut, duke thënë se ka hetuar disa prej bandave më të rrezikshme në vend, mes tyre edhe Bandën e Lushnjes.

“Kam kryer hetime të rëndësishme dhe me sukses. Hetimet patën ndikim të madh dhe procedime të suksesshme. Në Prokurorinë e Krimeve të Rënda kam hetuar çështje të bandave kriminale, të gjitha kategoritë e krimeve, ku spikat “Banda e Lushnjës”, “Banda e vjedhjes së kasafortave” dhe “Banda e babagjyshëve”. Kemi hetuar së bashkë me policinë në lidhje me trafikun e narkotikëve. Kam hetuar vrasës me pagesë, “Banda e tritolit”, “Banda e Tafilit”, tha Muçi.

Por nga ana tjetër, opozita e ka akuzuar vazhdimisht Braçen për lidhje me Bandën e Lushnjës.

“Kur Braçe vë dorën në zemër për ligjin, kujtohem që ky ka miratuar koncesionet e klientëve të Edi Ramës. Por më shumë argëtohem, kur shërbëtori i Bandës së Lushnjës, na flet për burgun”, shkruante nënkryetari i PD, Edi Paloka para disa kohësh.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...