Presidenti Meta nderon ushtarin e Gardës para prononcimit per mediat. Mesohet se Presidenti Meta ia tha se Ti do jesh ushtari i dyte ne mbrojtje te Republikes se ushtari i pare do jem une.
Nje dite me pare zedhenesi Blushi deklaroi nder te tjera se:
Presidenti Meta kudo që të jetë, në zyrë apo jashtë saj, do të jetë në krye të detyrës, dhe është i bindur se populli shqiptar do t’i përgjigjet ÇDO THIRRJE DHE DEKRETI TË TIJ NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE RENDIT KUSHTETUES.
Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai ËSHTË DHE DO TË JETË NË RAST NEVOJE USHTARI I PARË NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE KUSHTETUTËS.