Komisioni i Venecias? Nishani: Tani s'ka më vend! Ambasada amerikane dha një sygjerim

E Enjte, 21 November 2019 23:03

Në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, kryetari i Këshillit Kombëtar i PD-së dhe ish-presidenti Bujar Nishani është shprehur se përplasja e për Gjykatën Kushtetuese nuk ka nevojë të shkojë në Komisionin e Venecias.

Ndërkohë, ai nuk pranoi të komentonte përplasjen mes Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Presidentit Ilir Meta.

“Natyrisht që nuk marrë përsipër të bëjë komente mbi komente, qoftë për presidentin qoftë për ambasadën”, tha ish Presidenti.

 

“Me sa kam parë dhe dëgjuar unë, Ambasada Amerikane ka bërë një sugjerim për t’ju adresuar Komisionit të Venecias. Thelbi qëndron kund tjetër, që nuk ka as kohë dhe asnjë arsye për të gjykuar edhe njëherë reformën në drejtësi. Komisioni i Venecias ka thënë shumë për këtë çështje”, shtoi Nishani.

I pyetur se cila është anëtare e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi apo Marsida Xhaferllari, ish presidenti tha se kjo nuk ka asnjë diskutim: “Midis Kushtetues dhe Ligjit prevalon Kushtetuta. Marsida Xhaferllari, ajo është kandidaturë që ka zgjedhur presidenti. Për këtë ka folur edhe Gjykata Kushtetuese, që është i vemti organ duke e afishuar emrin e saj. Është fakt që konfirmon betimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...