Presidenca do të zhvillojë me 5 dhjetor shortin për ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pas përfundimit të afatit të këshillit ekzistues që drejtohet nga Ardian Dvorani. Në njoftimin e shpërndarë për mediat, pas takimit me gjyqtarin Besnik Muçi, Presidenca sqaron se kreu i shtetit do të ndjekë më shumë vëmendje veprimtarinë e ngritjes dhe funksionimit të këtij institucioni.
“Presidenti Meta bën publik edhe faktin se ka vendosur që shorti për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të realizohet nga Institucioni i Presidentit të Republikës në datë 5 dhjetor 2019 dhe pas fillimit të funksionimit të KED-së së re, do ta ndjekë me shumë rigorozitet gjithë veprimtarinë e saj, për të mos lejuar më asnjë devijim nga parimet dhe dispozitat kushtetuese dhe të ligjit për të mbrojtur integritetin e mëtejshëm të gjithë procesit për ngritjen dhe funksionimit e plotë të Gjykatës Kushtetuese”,- thuhet në njoftimin e Presidencës.