Sekretari për çështjet ligjore në PD, Çlirim Gjata tha në studion e lajmeve në RTV Ora se çuarja e çështjes së Gjykatës Kushtetuese në Komisionin e Venecias nuk ka asnjë efekt.
Sipas tij, nuk shkohet në Venecia për gjera konkrete që i zgjidhin gjykatat.
Çlirim Gjata: Ja na tha Venecia që ka të drejtë mazhoranca, duhet të ishte anëtarë i mazhorancës. Ca do bësh, do i çosh policët ta nxjerrësh me zor. Se kështu bëhet. Prandaj them që është vonë të shkosh në Venecia.
90% e rasteve të Venecias në këto 30 vjet kanë sjellë përplasje dhe jo gjithë pranim. Nga debati është ky anëtar apo ai anëtar do kalojmë te debati ky paragraf apo ai paragraf. Rastin e 30 qershorit e ke të freskët. Prandaj them se është pa efektivitet çështja e Venecias. Nuk shkohet në Venecia për gjera konkrete që i zgjidhin gjykatat. Në Venecia shkohet për variant, cili variant ose sistem duhet të fitojë.
Sipas Çlirim Gjatës, nga ana e mazhorancës ka një qëllim për të kapur Gjykatën Kushtetuese.