Kryetari i FRPD Belind Këlliçi me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama vazhdon turin prej sheiku në Riad.
Këlliçi thekson se kryeministri po zhvillon këtë tur në një vend të largët, me qëllim që t’i shmanget gjykimit në ditën e Gjykimit të Madh.
Postimi i Belind Këlliçit:
Nderkohe qe kryetari i PD Lulzim Basha po lobon per hapjen e negociatave te Shqiperise me BE, po kerkon ndihmen e qeverive kryesore te BE dhe zyrtareve te larte te BE per ta ndihmuar Shqiperine ne tejkalimin e krizes politike, garantimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme, shkeputjen e lidhjeve te politikes me krimin, ngritjen sa me pare te institucioneve te drejtesise, drejtesise se vertete qe nuk mbron, por ndeshkon zyrtaret e korruptuar, te lidhur me krimin qe blejne vota, Edi Rama vazhdon turin e tij prej sheiku, duke shitur piktura e hapur ekspozita.
Per fajin e Edi Rames, Shqiperia ka bere regres ne rrugen drejt BE duke shtuar kushtet vit pas viti. Shqiptaret po shperngulen dhe shpopullojne vendin duke shkuar rrugeve te botes si azilkerkues, nderkohe qe ai i sfidon duke pozuar ne Riad, me Princin e Kurores dhe me librin e tij te pikturave ne duar.
Ne fakt Edi Rama e ka nje hall prandaj ka shkuar ne Riad per te shitur pikturat e tij, sepse ne kete menyre pretendon se do te justifikoje pasurine ne diten e gjykimit te madh!