Kryetari i opozitës, Lulzim Basha nga Kongresi i Kristian-Demokratëve në Gjermani ka ndarë me anë të një video mesazhin rezultatet e takimeve që ka patur me personalitetet e larta të CDU-së. Basha ka deklaruar se plani me 9 pika është udhërrëfyesi për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza.
“Dje kam pasur rastin të bisedoj nga afër me zyrtarë të CDU-së. Sot pres të takohem me ministren e Mbrojtjes, ku në fokus të bisedave ka qenë së pasi çështja e integrimit të Shqipërisë dhe hapja e negociatave. Plani me 9 pika dhe udhërrëfyes për nxjerrjen e Shqipërisë nga kriza”, pohoi lideri i demokratëve.
Në videon e tij të shpërndarë në Facebook, Basha tha se ai do të kthehet nga Lajpcigu me zemrën dhe duart plotë, sa i takon nxjerrjes së vendit nga kriza.
“Jam shumë optimist dhe nga Lajpcigu do të kthehemi me zemrën dhe duart plot sa i takon planit për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e zhvillimit”, pohoi Basha.
Lideri i demokratëve u shpreh më tej se: “Dua të ndaj me ju një lajm të mirë që dje dhe sot ka qenë në fokus plani ekonomik i PD. Është hartuar me ndihmën e ekspertëve të kristiano-demokratëve gjermane. Ne vazhdojmë bashkëpunimin me ta, sa i takon dhe investimeve gjermane në vendin tonë”.