Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Gjermani me Johann Wadephul, nënkryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU në parlamentin federal.
Basha tha se PD është e angazhuar për të plotësuar kushtet e Bundestagut.
“PD, e angazhuar për zbatimin e kushteve të Bundestagut për Shqipërinë, që përbëjnë udhërrëfyesin për të dalë nga kriza e rëndë politike dhe drejt integrimit në BE permes demokracisë, sundimit të ligjit dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,” shkruan Basha.
Wadephul është një nga personalitetet më me peshë në CDU-në gjermane.