Para disa javësh, kur kryeministri Edi Rama doli nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, ajo postoi një foto ku theksonte se Rama vizaton. Pak ditë më pas Merkel priti kryeministren serbe, Anja Brnabic. Merkel postoi një foto duke theksuar se sa shumë janë shtuar investimet gjermane në Serbi.
Dallimi është i qartë. Nuk na njeri me mend në kokë që nuk e di se sot gjithçka rrotullohet te biznesi dhe ekonomia.
Por teksa Serbia ka tërhequr 66 mijë vende pune me 1200 euro në muaj, Shqipëria nuk ka marrë asgjë, por vetëm jemi krenuar me batutat e Edi Ramës.
Gjermania ka dhënë shumë për Shqipërinë. Donacionet dhe ndihma gjermane nuk ka munguar për dekada. Investimet e tyre ndjehen kudo në vend. Por tani duhet kaluar në fazën tjetër: duhen thithur investimet gjermane.
Paradoksi është se mijëra shqiptarë duan të largohen drejt Gjermanisë, kurse kompanitë gjermane duan të vijnë në Shqipëri. Por në Shqipërinë e Edi Ramës, të korruptuar dhe me krim, nuk vijnë dot. A mund të vijë një kompani e madhe automotive, kur qeveria i kërkon ta kriminalizojë duke ia zgjedhur ajo nënkontraktorët e dyshimtë?
Prandaj fitorja e Bashës me Gjermaninë nuk do jetë politike, por ekonomike. Ndihma e CDU për PD nuk ka munguar dhe Edi Rama nuk ka marrë kurrë një dritë jeshile nga kancelarja Merkel.
Tani duhet kuptuar se me Gjermaninë e kemi një interes të përbashkët: ekonominë. Kjo qeveri nuk ka thithur asnjë investim perëndimor në 6 vite. Por koha nuk pret.
"Zeit is Geld", thonë gjermanët. "Koha është para".