Vasili: Rama fajtor që shqiptarët po ikin masivisht, ky fakt e vërteton

Hënë, 25 November 2019 17:55

Për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasilin, shqiptarët nuk po janë larguar kaq masivisht, as kur u liberalizuan vizat në 2011. Përmes një postimi në facebook, Vasili thotë që kur kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet, nisi dhe vala e azilit.

Postimi i plotë

Ja fakti qe Edi Rama eshte shkaku i vetem pse shqiptaret largohen nga vendi! Faktet flasin vete dhe mashtrimet e Edi Rames i merr era ne çast. Vetem nje vit pas liberalizimit te vizave pikerisht ne 2011, kur mund te pritej nje lumë largimesh dhe kerkesash per azil ne Europe kjo gje nuk ndodhi. Shqiperia ishte shembull, ndersa problem ishin Serbia dhe Maqedonia ne ate kohe dhe kjo konfirmohej ne ate kohe nga Malstrom Komisionerja per Ceshtjet e Brendeshme ne BE.

Çfarë ka ndryshuar në Shqipëri?

Eshte ne pushtet Edi Rama, qe i ka hapur dyert krimit e korrupsionit dhe qe i detyrojne shqiptaret qe te ikin masivisht nga vendi. Lexoni vete deklaraten e Komisioneres per Punet e Brendeshme Malstrom për “ABC News” ne vitin 2011 pas takimit te Ministrave te Brendshem te Europes.

Pyetje: A është e vërtetë se Shqipëria është aktualisht më jo-problematikja nga vendet e Ballkanit për respektimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen?

Pergjigje Malstrom:

“Nuk po i klasifikojmë vendet kështu, por jam shumë e kënaqur që liberalizimi i vizave me Shqipërinë po ecën mirë. Ne kemi diskutuar sot mbi liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit, kjo nuk është një sekret. Por ka disa probleme si me Maqedoninë dhe Serbinë nga të cilët arrin një fluks i madh azil-kërkuesish në Bashkimin Europian”.

Login to post comments