Presidenti: Do jem në sheshe proteste derisa të vendoset për referendum

Hënë, 25 November 2019 19:10

Presidenti Ilir Meta në një deklaratë për mediat deklaroi se do të përpjekjet për të arritur një kompromis për zgjidhjen e krizës së paprecedentë nuk kanë dhënë rezultat.

Kreu i shtetit deklaroi se Kushtetuta u jep të drejtën qytetarëve që të thonë fjalën e tyre me referendum, por në 21 vite asnjëherë nuk u është dhënë mundësia. “Kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të iki derisa t’i kthejmë qytetarëve të drejtën e referendumit”,- tha kreu i shtetit duke ftuar qytetarët në 8 dhjetor në tubimin në Qytetin Studenti.

Kreu i shtetit tha se më 8 dhjetor nis një lëvizje e re për të drejtat e qytetarëve. “Nga sot presidenti është palë me pupullin dhe referendumin dhe qytetarët të mos mbeten më në mëshirën e partive“,- tha Presidenti Meta.

Presidenti deklaroi për gazetarët se më 8 dhjetor nisë një epokë e re për të kthyer vëmendjen drejt qytetarëve dhe për të mos vijuar më lojërat me partitë.

“Koha e partive politike ka mbaruar, ato nuk mund tu garantojnë më asgjë qytetarëve, por vetëm të bëjnë lojëra mes tyre”,- tha kreu i shtetit.

Modifikuar më Hënë, 25 November 2019 20:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...