Ish-kryeministri, Sali Berisha, i ftuar në 360 Gradë në RTV Ora ka komentuar edhe akuzat e mazhorancës për dy vilat e Bashës në ' Long Hill'.
Berisha ndau të njëjtin qëndrim me PD dhe Bashën, se vilat janë marrë me qira provizorisht.
Sali Berisha: Në lidhje me vilat e Bashës është dhënë një përgjigje në të cilën mesa mbaj mend është deklaruar që për rrethana të caktuara janë marrë provizorisht me qira. Unë në gjithë dijeninë time e di që janë marrë me qira. Por preferoj të mbahet ajo që familja dhe PD ka deklaruar publikisht, janë marrë me qira. Unë nuk e di që Surreli është marrë me qira. Me se u ndërtuan? Sapo kryetarja e ILDKP Zana Xhuka i dërgoi letër dhe i tha zonjës Basha që ka blerë me minus 2 euro tokën në Surrel urdhëroni të jepni sqarime. Çfarë pësoi? Zana Xhuka u shkarkua në dhunim të Kushtetutës. Rama nuk pati kurajo ti nënshtrohej hetimit por shkarkoi kryetaren e Inspektoriatit të Shtetit për pasurinë e zyrtarëve. I pyetur për këto Rama në Vlorë u tha studentëve se ka qenë emigrant. Fatos Nano e akuzoi për shitjen e ikonave të vjedhura. Të tjerë thonë se ka bërë dhe burg për këtë. Nuk di gjë për këtë. Por nëse ti ke fituar para në emigracion duhet ti kishe kaluar përmes bankave, duhet ti kishte deklaruar në ILDKP.Çfarë taksash ka paguar për Kurbanin? Asnjë qindarkë.