Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Thumanë, për të takuar banorët e prekur nga tërmeti. Basha gjithashtu ka takuar edhe drejtorin e Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.
Basha tha se ka kërkuar dy herë shpalljen e emergjencës, por nuk është. Gjithashtu kreu i PD-së tha se sot nuk është dita për vendosur gishtin te askush.
“Jap mbështetjen time për të gjithë qytetarët, për punonjësit e policisë, mjekëve, forcave të armatosura të Kosovës. Të gjithë si një familje e madhe, do ta kalojmë së bashku. Unë i kam bërë dy herë thirrje për shpalljen e Emergjencës. Sot nuk është dita për vendosur gishtin te askush.”