Vasili: Kryeministër, tërmeti kërkon veprime jo fjalime!

E mërkurë, 27 November 2019 10:56

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shkruan sot në facebook: Kryeministër, tërmeti kërkon veprime jo fjalime! Situata është shumë e rëndë. Dëmet shumë të mëdha. Zgjidhja kërkon organizim financim dhe veprime efikase. Kryeministri po bën fjalime dhe falënderime. Po bën fjalime dhe jo veprime. Po bën fjalime dhe jo financime. Shqiptarët duan të dëgjojnë qartë sa financime janë vënë në dispozicion? Sa ekipe shqiptare shpëtimi veprojnë? Sa vende janë përgatitur për të vendosur njerëzit, që kanë mbetur pa shtëpi, ku janë dhe si është zgjidhur ushqimi i tyre?

Cilat janë banesat që nuk janë shembur por paraqesin një rrezik aq të lartë sa njerëzit nuk mund të kthehen me në to?

Kryeministri e ka detyrim falënderimin për të gjithë miqtë e mirë, që erdhën nga jashtë për të na ndihmuar por ka disa pyetje për të kuptuar së çfarë nuk ka bërë dhe nuk bën kryeministri:

Pas tërmetit shumë të fortë të shtatorit, pra të 2 muajve më parë: Sa komplete shpëtimi për gjetjen e njerëzve nën rrënoja u blenë?

Si u financua Emergjenca civile me fonde shtesë pas tërmetit të shtatorit për të përballuar situatat e rënda?

Sa financime u miratuan për termetin e shtatorit dhe, nëse miratuan të tilla, si u përdorën?

Situata kaq e rëndë, që po kalojnë shqiptarët nuk ka nevojë për demostrime cinike dhe neurotike aktrimi të kryeministrit, pra nuk na duhen fjalime por veprimeeee!

Modifikuar më E mërkurë, 27 November 2019 11:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...