Mbledhja e Qeverisë/ Gazetarët nuk lejohen në kampin e Thumanës, Rama kërcënon sot mediat me fikjen e sinjalit

E Enjte, 28 November 2019 09:00
 
Gazetarët nuk janë lejuar që nga pasditja e së mërkurës, të futen në kampin e Thumanës, ku qëndrojnë banoret e prekur nga tërmeti.
 
Sipas burimeve, urdhri për të mos lejuar gazetarët është lëshuar nga Ministri i Brendshmë Sandër Lleshaj rreth orës 16:30.
 
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kryeministri Edi Rama e konfirmoi indirekt këtë lajm, kur paralajmëroi dhe kërcënoi dei në fikjen e sinjalit, ato media që sipas tij nuk do të kontribojnë në qetësimin e situatës por do të ngjallin panik për të fituar audiencë.
 
 
Rama tha: "Besoj se është me shumë rëndësi të nënvizoj sot duke u nisur dhe nga një fluks i madh shqetësimesh dhe shprehjesh alarmi dhe paniku të njerëzve se ka një rëndësi tejet të posaçme përgjegjshmëria e të gjithë atyre që kanë në dorë një instrument komunikimi.
 
Përgjegjshmëria e të gjithë atyre që kanë përgjegjësinë të shfaqen në ekrane apo të publikojnë lajme nëpër portale, në rrjete sociale, sepse është vërtet momenti për të kontribuar në ruajtjen e qetësisë, për të ndihmuar psikologjikisht një popull të tërë të traumatizuar dhe nuk është momenti as për audiencë, as për LIKE e as për sharlatanë që shfaqen nëpër ekrane me teori konspiracioni dhe me parashikime që e marrin zanafillën nga koha e romakëve në Durrës.
 
Këto janë krime në kuptimin e vërtetë të fjalës, krime të një papërgjegjshmërie absolute që cenojnë drejtpërdrejt jetën e përditshme të njerëzve dhe bien ndesh në mënyrë flagrante me standartet e gjendjes së jashtëzakonshme.
 
I bëj thirrje të gjithëve duke pasur besim dhe duke besuar se i bëjnë nga mungesa e një reflektimi pak më të thellë dhe jo me ndonjë qëllim të keq, që të mos na detyrojnë që të vëmë në lëvizje mekanizma që i parashikon gjendja e jashtëzakonshme, për t’iu fikur fare dritën e ekraneve dhe të pasqyrave të tyre, "nënvizoi Kryeministri.
 
Rama nuk e preku faktin se prania e mediave dhe transparenca do të ndihmonë në menaxhimin sa më mirë të situatës dhe në denoncimin e abuzimeve.
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...