Basha në Spitalin e Durrësit: Informimi pa censurë, mënyra më e mirë për të luftuar panikun

E Enjte, 28 November 2019 16:31

Kryetari i PD, Lulzim Basha vizitoi spitalin e Durrësit pas raportimeve se është dëmtuar nga termeti.

Në një komunikim për gazetarët, Basha tha se situata paraqitet e qëndrueshme dhe puna mund të vazhdojë.

 

‘Gjendja paraqitet stabël. Sipas ekspertëve mund të vazhdojë punën. Unë shpreh mirënjohjen time, mbështetjen totale për personelin, nga drejtuesi i spitalit, tek mjeket, infermierët’ tha Basha. 

 

Basha shprehu edhe njëherë mbështetjen për të gjithë familjarët e prekur nga tërmeti, ndërsa tha se në raste të tilla kemi treguar që jemi një familje e madhe.

Prononcimi i plotë i kryedemokratit:

Pyetje: Zoti Basha si është gjendja e të sëmurëve që janë në spitalin e Durrësit, por edhe struktura e Repartit të Urgjencës, e cila u dëmtua pak më parë nga tërmeti?

Lulzim Basha: Arsyeja e rikthimit tim në këtë spital është për të parë gjendjen tek Reparti i Urgjencës, kryesisht, pas tërmetit. Pas goditjes së orës 12.00, gjendja paraqitet stabël. Është bërë një kontroll nga ekspertët, nga inxhinierët strukturorë, të cilët e kanë certifikuar se mund të vazhdojë punën. Dua të shpreh mirënjohjen time dhe mbështetjen totale për personelin shëndetësor të Spitalit të Durrësit, nga drejtuesja e spitalit, tek mjekët, tek infermierët, personeli sanitar, personeli ndihmës, të cilët janë heronj të vërtetë, sepse kanë përballë një volum të jashtëzakonshëm në kushte shumë të vështira.

Mirënjohje kam edhe për personelin, që është i pranishëm, për të përforcuar punën e tyre dhe për ekipet e ardhura nga jashtë, të cilët siç i patë edhe vetë, po ndihmojnë sa munden me praninë e tyre.

Mendjet dhe zemrat tona janë me familjet e të lënduarve, me të lënduarit dhe me të gjithë ata që po japin ndihmën e tyre të pakursyer në këtë orë të vështira për Durrësin dhe qytetarët e Durrësit.

Me këtë solidaritet të paparë, me këtë qëndrim afër njëri-tjetrit, me këtë dhembshuri dhe me këtë sens humanizmi, që ka shoqëruar punën e çdokujt, edhe të vullnetarëve, mjekëve, infermierëve, personelit të emergjencës. Kemi treguar se, në raste të tilla, dimë të sillemi dhe të jemi një familje e madhe pranë njëri-tjetrit dhe ndaj jemi këtu dhe do të vazhdojmë te jemi këtu me njerëzit tanë për t’u qëndruar sa më afër, për t’u dhënë mbështetje dhe çfarëdo ndihme, sado modeste, çdokujt që është në nevojë.

Dua të falenderoj nga zemra edhe mediat për raportimin, që është kyç për informimin e qytetarëve. Informimi i qytetarëve është mënyra më e mirë për të luftuar keqinformimin, panikun, shokun, tronditjen dhe stresin, ndaj, dua t’ju kërkoj të vazhdoni të raportoni me profesionalizëm, duke qëndruar brenda kufijve të profesionalizmit, për të raportuar gjithçka pa censurë dhe pa vetëcensurë.

Modifikuar më E Enjte, 28 November 2019 16:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...