Qeveria dhe shtabi i emergjencave jashtë loje/ Ish-Prefekti: E pafalshme që ka banorë që kërkojnë ndihmë dhe askush nuk i kontakton

E Enjte, 28 November 2019 16:58

Ish-prefekti dhe Drejtori i Përgjithshëm në Pushtetin  Vendor në Ministrinë e Brendshme, Roland Bejko, duke iu vetofruar qeverisë Rama, i ka bërë thirrje maxhorancës të shikojë gjendjen e jashtëzakonshme e cila nuk përfshin zonat e dëmtuara që janë në perimetrin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

‘Kush të mundet le tia përcjellë Edi Ramës, ju lutem.

Nisur nga përvoja ime si Prefekt, si ish drejtor i Përgjithshëm i Pushtetit Vendor në MB dhe falë formimit në menaxhimin e krizave në rastet e fatkeqësive natyrore, me bindjen që shqiptarët janë para partisë, jam i gatshëm ti vet ofrohem (pa pagesë) për asistencë Qeverisë, për ti dhënë një dorë në hartimin dhe zbatimin në terren të një plani të detajuar masash organizative dhe menaxheriale pasi deri tani me aq sa duket, Qeveria dhe shtabi i saj i emergjencave është totalisht jashtë loje.

 

Është e pafalshme që ende sot pas tre ditëve, të ketë banorë nëpër fshatrat e perimetrit të dëmeve të tërmetit që të thërrasin për ndihmë nëpër rrjetet sociale sepse askush nga përfaqësuesit e shtetit nuk i ka kontaktuar ende.

PS. Nuk bëj shaka, sepse nuk është dita për të tilla gjëra.Sinqerisht, Roland Bejko,-shkruan Bejko në një status në profilin e tij në fcb

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...