Rama kërcënoi mediat se do t’i mbyllë/ Polllo: Deklarata më shqetësuese e 72 orëve të fundit

Premte, 29 November 2019 09:13

Pas paralajmërimit të kryeministrit Rama për mediat se do të ndërhyjë edhe forcërisht për mbylljen e tyre, nëse në situatën e krijuar, si rezultat i tërmetit tragjik do të përhapin lajme të rreme që përhapnin panik ka reaguar dhe ish-deputeti i PD, Genc Pollo.

Në një postim në Facebook, Pollo shprehet se kjo deklaratë e kryeministrit është më e gabuara dhe më shqetësuesja duke renditur pesë arsye.

Postimi i plotë:

Deklarata e Edi Ramës se do të mbyllë portalet e websitet informative është më e gabuara e ct.

Së pari, pasi edhe në rastet e lajmeve të rreme dhe panikshkaktuese në situata emergjente nuk lipset të dirigjohet vemendja publike në këtë mënyrë drejt këtyre lajmeve. Nëse një autoritet shtetëror kërcënon me mbyllje mediash pa sqaruar mirë çeshtjet e pa dhënë versionin zyrtar mbi pretendimet gjasat janë se në publik, e jo vetëm tek mendjet konspirative, do të zerë vend lajmi i rremë.

Së dyti, me sa e kam ndjekur unë, media në tërësi ka raportuar në mënyrë objektive nga terreni dhe në kushte të vështira. Ka përcjellë jo vetëm informacion, por direkt e indirekt, ka nxitur edhe solidarizimin shoqëror me viktimat e tërmetit. Për këtë meriton një falenderim publik.

Së treti kemi precedentin e shtatorit kur disa media në mënyrë joprofesionale e të qortueshme shkatuan panik pas tërmetit. Ndër to kishte edhe miqësore edhe kritike me qeverinë por Edi Rama zgjodhi të sulmonte nominalisht përmes facebook.ut e policisë vetëm ato kritike. Ky politizim e uli besueshmërinë e “motivit të ndershëm”.

Së katërti edhe në kushtet e situatës së jashtëzakoshme qeveria apo tjetërkush nuk ka tagër ligjor të kufizojë a të mbyllë mediat.

Së pesti dhe më e rëndësishmja deklarata e Ramës u bë në sfondin e dy projektligjeve mbi median të cilat i japin atij mundësinë të mbyllë më urdhër çdo portal a pastaj t’u thotë atyre “shihemi në gjyq”. Projektligjet, të cilat po shqyrtohen në Kuvend, janë denoncuar nga opozita, shoqëria civile, media e pavarur dhe komuniteti ndërkombëtar si rrezik për fjalën e lirë.

Për të gjitha këto arsye nuk gabojmë nëse konkludojmë se këto fjalë të Edi Ramës janë diçka më e rëndë se një “deklaratë e gabuar”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...