Tërmeti/ Mbi 870 pallate kthehen në të pabanuara. Zona më e dëmtuar, nga Ura e Dajlanit deri te Plepat

Premte, 29 November 2019 10:26

Durrësi i ngjan një qyteti të sapodalë nga lufta. Pallate të rrënuara dhe lagje të braktisura.

Pjesa më e madhe e pallateve të ndërtuara pas viteve ‘90 në Durrës janë rrethuar me shirit, duke u klasifikuar si “skenë krimi”. Ekspertët e vlerësimit të dëmeve kanë nisur punën, duke verifikuar të gjitha dëmtimet që la pas tërmeti prej 6.4 ballë. Grupet e punës i kanë rrethuar me shirit objektet që kanë pësuar dëmtime në strukturë, mure apo edhe suva.

Sipas ekspertëve, kjo është faza fillestare pasi do të jetë faza tjetër kur ekspertët do të vendosin e klasifikojnë dëmet nëpër pallatet që kanë pësuar dëmtime.durres-vijojne-kerkimet-ne-zonen-e-ish-kenetes

“Kjo është faza fillestare. Ne nuk kemi kryer asnjë verifikim të thellë. Rrethimi me shirit nuk vendos nëse pallati është apo jo i banueshëm. Kjo është një tjetër fazë. Ne vendosim shiritin që njerëzit të mos futen aktualisht nëpër pallate dhe të mos kalojnë pranë tyre, pasi mund të rrëzohet ndonjë pjesë betoni dhe mund të vriten. Klasifikimin e pallateve do ta bëjmë në një moment të dytë”, thanë burime nga grupet e punës, që po verifikojnë dëmet.

Sipas të njëjtave burime, bëhet fjalë për të paktën 870 pallate, të cilave tashmë u është vendosur shiriti, duke i konsideruar si zona me rrezikshmëri shumë të lartë. Nga ana tjetër, banorët, të cilëve iu është dëmtuar objekti ku jetojnë, thonë se edhe sikur ekspertët të japin OK-in dhe t’i klasifikojnë të banueshme pallatet e larta, ata nuk do të guxojnë të futen dhe të jetojnë sërish aty.durress

DEMET

Tërmeti me forcë 6.4 ballë përllogaritet që të ketë shkaktuar dëmtime në të paktën 20% të ndërtimeve në qytet. Këtu hyjnë me dhjetëra pallate të ndërtuara pas viteve ’90, punimet e të cilave rezultuan të ishin jocilësore.

Grupet e punës kanë nisur vendosjen e shiritave të “bllokimit” për dhjetëra pallate shumëkatëshe në Durrës dhe mendohet që 20 për qind e familjeve të rezultojnë nesër të pastreha. Vetëm në një ditë, rezulton se mbi 3 mijë persona janë regjistruar si të pastrehë. Përveç dëmit të pallogaritshëm në materiale, tërmeti dëmin më të madh e ka shkaktuar në njerëz, duke u marrë jetën dhjetëra personave. Rasti më i rëndë ishte ai në Lagjen 18, ku nga shembja e një pallati 6-katësh humbën jetën 7 persona.

Nga ana tjetër, grupet e kërkimshpëtimit, të ardhura nga vende të ndryshme të Europës në bashkëpunim me Ushtrinë dhe Policinë shqiptare, bënë të mundur shpëtimin e dhjetëra personave që gjendeshin nën gërmadha. Këta persona janë shpëtuar teksa ndodheshin nën rrënojat e objekteve të shembura nga lëkundjet. Ndërhyrja në kohë e grupeve të punës ka bërë që këta persona të mbijetonin, pavarësisht se kishin pësuar lëndime të shumta dhe fraktura të ndryshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...