Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i pranishëm në homazhet në nder të familjes Lala, e cila u shua pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Në pallatin e Kulturës në Durrës, u mbajtën homazhet për 8 viktimat e familjes Lala. Në mesazhin e tij, Kreu i Shtetit tha se nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme. ”E pamundur të gjesh fjalë për të ngushëlluar familjen Lala pas kësaj tragjedie të tmerrshme. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të pangushellueshme. Detyimi ynë për ti qëndruar pranë atyre gjithmonë”.