Çuçi në krye të grupit për menaxhimin e situatës/ Prençi: Përjetuam tërmet, jo kalbje preshi

Saturday, 30 November 2019 19:55

I ftuar në SYRI TV, ish drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka komentuar situatën post-tërmet në vend, ndërsa e ka quajtur absurde emërimin e ministrit të bujqësisë Blendi Çuçi në krye të grupit për menaxhimin e situatës.

“As kryeministri Rama, as ministrja e Mbrotjes, por edhe Çuçi që u emërua, asnjë prej tyre nuk ka eksperiencë. Duhet një që ka eksperiencë. Po të kishim fatkeqësi në bujqësi, ku do të ishte kalbur preshi, do të ishte ministri i bujqësisë.

Por kur kemi qindra pallate të dëmtuar, duhej të ishte dikush me ekspieriencë, ose do të duhej një person politik, le të ishte ministrja e Infrastrukturës, por kurrësesi ministri i Bujqësisë. Ky le të ishte pjesë e komitetit ndërministror, për të kontrolluar bordet e kullimit, hidrovoret etj, por jo komandat i grupit të menaxhimit të situatës”, u shpreh Prençi.

Sipas tij, po nxitohet me vendimin për shembjen e disa objekteve në Tiranë dhe Durrës.

“Ne kemi kaluar që dje te prishja, ndërkohë nuk ka akt ekspertimi në terren. Kurrë nuk ndodh që ekspertët të dalin në konkluzione me vrap. Nuk kemi pse të ngutemi se mund të sjellim pasoja”, shtoi më tej ish shefi i emergjencave civile.

Login to post comments