Nuk rinis mësimi në Tiranë, Durrës dhe Lezhë/ Ja datat

Diel, 01 December 2019 12:22

Në tri qarqet më të goditura nga tërmeti, Durrës, Tiranë dhe Lezhë është shtyrë nisja e procesit mësimor, për shkak të frikës që është ende prezente.

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka bërë me dije se procesi mësimor në qarkun e Durrësit mësimi do të jetë i pezulluar deri më 9 dhjetor, ndërkohë në Tiranë deri në 6 dhjetor, si dhe për Lezhën deri më datë 5.

Ministrja pohoi se në qarkun e Durrësit janë dëmtuar 26 shkolla, ndërkohë që është bërë një plan për zhvendosjen e nxënësve në institucione që nuk janë të dëmtuara, ndërkohë të mbyllura do të jenë edhe kopshtet dhe çerdhet.


Shahini në fjalën e saj:

Këtë informacion e kemi shpërndarë tek bashkitë dhe inxhinierët përkatës të cilët kanë bërë verifikimet në terren për një pjesë të madhe, kjo është me datë 27 nëntor.

Më datë 28 atyre ju bashkuan një grup tjetër inxhinierësh nga Kosova dhe ata mbuluan një numër prej 150 shkollash, paraleshisht me inxhinierët bashkiak.

Më datë 30 nëntor, i gjithë informacioni nga terreni është analizuar dhe është konstatuar se ka një numër të konsiderueshëm të shkollave që kanë dëmtime të thella, ose kanë dëmtime serioze të cilat mund të riparohen, por kanë nevojë për disa ditë kohë.

Në Durrës janë edhe dëmtimet më të rënda. Në qarkun Durrës dhe Lezhë ka shkolla që kanë dëmtime të thella që kanë nevojë për disa ditë për merimetim janë 26.

Në qarkun Tiranë, ka shkolla që kanë dëmtime mesatare dhe do të rihapen për disa ditë. Përveç shkollës në fshatin Pezë e cila është mbyllur dhe nxënësit do të zhvendosen në një objekt tjetër.

Shkollat që kanë nevojë për riparime më të thella janë 23 në Tiranë.

Shkolla me dëmtime të lehta ka më shumë por nuk do ti raportoj sot se nuk paraqesin asnjë lloj rreziku.

Modifikuar më Diel, 01 December 2019 12:35
Login to post comments