E emëruar në detyrë nga Edi Rama në votimet monpartiake të 30 qershorit, Valbona Sako dha dorëheqjen sot nga detyra e saj si kryebashkiake e Durrësit, qytetit që edhe u prek më shumë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.
Përmes një statusi në Facebook, sot Valbona Sako u shpreh se ‘e lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës’.
Dorëheqja e saj erdhi pas deklaratës ku Sako u shprehe ndër të tjera se ‘për hir të së vërtetës ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar. Por duhet të jemi të kënaqur dhe me 50 viktima se në raste të tjera ka qenë mbi 1 mijë viktima…
Por burime të tjera kanë bërë të ditur se, arsyeja e dorëheqjes së Sakos është një tjetër. Ajo ka qenë kundër shembjes së ndërtesave në Durrës, para se prokuroria të bëjë hetimet e plota.
Sako ka kërkuar që prokuroria me grupet e saj të bëjë hetimet e plota dhe më pas të nisnin shembjet. Ajo nuk ka pranuar që të shemben ndërtesa pa u përfunduar hetimet. Burimet thanë se shembjet që po bëhen, do të fshijnë provat që akuzojnë Vangjush Dakon dhe vetë Edi Ramën.
Në këtë mënyrë, pas shembjes së ndërtesave prokuroria nuk do të mund të mbledhë prova për të ngritur akuza ndaj Vangjush Dakos dhe Edi Ramës.