Meta në Bubq: Pasojat e tërmetit janë tronditëse

Diel, 01 December 2019 14:17

Presidenti i vendit, Ilir Meta është takuar sot me banorët e prekur nga tërmeti në Bubq.

Kreu i vendit tha se pasojat aty janë tronditëse, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Ndërsa shtoi se është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën.

"Pasojat e tërmetit në Bubq janë tronditëse, por fatmirësisht pa jetë të humbura. Tani është koha për të përballuar sa më mirë emergjencën, deri në rivendosjen e normalitetit të plotë!”-shkroi Meta në Facebook.

Modifikuar më Diel, 01 December 2019 14:22
Login to post comments