Inxhinierët e Mbrojtjes Civile të BE-së në terren, nisin vlerësimin e dëmeve materiale nga tërmeti

Diel, 01 December 2019 21:18

Ditën e sotme, ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ka marë pjesë në takimin e koordinimit për vlerësimin e dëmeve të udhëhequr nga Mekanizmi i BE-së për Mbrojtjen Civile në Durrës.

Inxhinierët teknikë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, janë në terren për të mbështetur autoritetet shqiptare në vlerësimin e dëmeve në ndërtesat dhe infrastrukturat e dëmtuara nga tërmetet e fillimit të kësaj jave.

 

Postimi i plotë:

 

Inxhinierët teknikë nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera, nën koordinimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, janë në terren për të mbështetur autoritetet shqiptare në vlerësimin e dëmeve në ndërtesat dhe infrastrukturat e dëmtuara nga tërmetet e fillimit të kësaj jave.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca mori pjesë sot në takimin e koordinimit për vlerësimin e dëmeve të udhëhequr nga Mekanizmi i BE-së për Mbrojtjen Civile në Durrës. Së bashku me Kryeministrin Edi Rama, Ministrin Bledi Cuçi dhe ekipin #EUCivPro, Ambasadori Soreca vizitoi edhe disa zona të dëmtuara nga tërmeti dhe kampin e emergjencës në Vorë ku janë strehuar 236 qytetarë shqiptarë.

"Sot takova në Durrës 50 inxhinierët teknikë nga 6 vende të ndryshme, që janë vendosur në terren në Shqipëri në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE. Ata tashmë po përqendrohen në vlerësimin e dëmeve në ndërtesat dhe infrastrukturat e dëmtuara nga tërmeti. Ata do të përcaktojnë me shpejtësi objektet që duhet të shëmben dhe ato që duhen riparuar. Në terren ka ekspertizë dhe angazhim të madh nga ana e BE-së për të ndihmuar popullin shqiptar që ka vuajtur kaq shumë nga ky tërmet tragjik." tha Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

----

Technical engineers from EU Member States and other countries, under the coordination of the EU Civil Protection Mechanism, are on the ground to assist the Albanian authorities in assessing the damages on the buildings and infrastructures affected by earthquakes earlier this week. EU Ambassador Luigi Soreca attended today in Durres the damage assessment coordination meeting led by the EU Civil Protection Mechanism. Together with Prime Minister Edi Rama, Minister Bledi Cuçi and #EUCivPro team, Ambassador Soreca visited also some areas affected by the earthquake and the emergency camp in Vore where 236 Albanians have found shelter.

“Today in Durres I met the 50 technical engineers from 6 different countries who are deployed on the ground in Albania the framework of the EU Civil Protection Mechanism. They focus now on damage assessment on the buildings and infrastructures affected by the earthquake. They will rapidly map all those assets which must be demolished and those who can be repaired. Great expertise and commitment by the EU on the ground to help the Albanian people who have so much suffered from the tragic earthquake,” said Ambassador Luigi Soreca.

European Commission

EU Neighbourhood & Enlargement

European External Action Service - EEAS

EU Civil Protection & Humanitarian Aid – ECHO

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...