'Konferenca të shoqërisë civile në ERTV'/ Gazetarja: Tërmeti konfirmoi që nuk ka shtet

Diel, 01 December 2019 21:48

Kanë qenë shumtë gazetarët që kanë reaguar për situatën e rënduar që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Dëmet janë të të shumta dhe shumë familje janë në pikë të hallit.

Së fundmi ka reaguar edhe gazetarja investigative Fatjona Mejdini.

 

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka shkruar se tërmeti konfirmoi se në Shqipëri nuk ka shtet.

 

Mejdini shkruan se në një kohë kur qeveria duhet të mblidhet me dyer të mbyllura me drejtuesit e institucioneve dhe ekspertët e fushës të përpiloj planin e punës dhe buxhetin për rindërtim, shohim në ERTV konferenca të shoqërisë civile.

"Termeti sapo konfirmoi qe ne Shqiperi nuk ka shtet! Ne nje kohe kur qeveria duhet te mblidhet me dyer te mbyllura me drejtuesit e institucioneve dhe ekspertet e fushes te perpiloj planin e punes dhe buxhetin per rindertim, shohim ne ERTV konferenca te shoqerise civile. Ky eshte nje joseriozitet alarmues…’’, shkruan gazetarja.

Image

 

Login to post comments