Sa është dëmtuar arsimi dhe shkollat nga tërmeti i 26 Nëntorit dhe kur duhet të nisë procesi mësimor?
Lidhur me këtë temë, i ftuar në Syri Tv, eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti, është shprehur se, qeveria nuk ka patur asnjë masë për situata të tilla emergjente.
“Njëri bën mësim te tezja në Berat, tjetri bën mësim te daja në Pogradec. Ky fëmijë kot e merr dëftesën në fund. Fëmija ka rëndësi këtu. Ne duhet i qetësojmë tani. Ju keni fëmijë në shkollë? Ju ka thirrur shkolla? Është mbledhur Bordi i Prindërve? Kjo ka ndodhur nga një keqmenaxhim. E di nga varet Tirana tani? Nga Durrësi. Durrësi ka hallet e veta, do merret edhe me Tiranën tani?
Nesër, me këtë që po heqim, vajza jote dhe djali im do thonë: "Sa të bëhem 18 vjeç do iki se këtu bien tërmete. Aseti më i madh janë fëmijët me të cilët ne nuk po merremi", tha Mehmeti.
Sa i përket dëmtimit të disa shkollave, kryesisht në kryeqytet, eksperti i mësimit u shpreh se këtu po fshihet krimi.
"Unë jam i bindur se po fshehet krimi. Nuk vret tërmeti, vret ndërtesa. Vret cilësia e ndërtesës. Duhet të kemi merak një gjë: nëse nuk kemi një sizmiolog dhe një inxhinier ndërtimi dhe të varë në mur një tabelë ku të thuhet: "Prindër të dashur! Nga insepektimi në x datë, kjo ndërtesë nuk duron më shumë se kaq kate. Nuk kemi informacione, na lenë në terr e tani na thonë mos përhapni panik. 80% e shkollave në Tiranë janë të rrezikuara", deklaroi Ndriçim Mehmeti.
Intervista në Syri Tv me gazetaren Armela Ferko: