Kreu i opozitës Lulzim Basha është takuar sot me efektivë të Forcave të Armatosura me rastin e 107-vjetorit të Ushtrisë Shqiptare.
Lideri i opozitës u shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre si pjesë e NATO-s për paqen dhe stabilitetin në botë.
Sipas Bashës, “jemi krenarë për ju që si pjesë prej dhjetë vitesh e NATO-s kontribuoni me nder dhe dinjitet për paqen dhe stabilitetin kudo ne botë. Ju meritoni dhe do të keni të gjithë mbështetjen e munguar”.
“Mirenjohje nga zemra efektivëve të Forcave të Armatosura, djemve dhe vajzave tona në uniformë që edhe pse në kushte shumë të vështira, kanë sakrifikuar prej orëve të para të tragjedisë për tu ardhur në ndihmë njerëzve të goditur nga tërmeti.
Krenarë për ju që si pjesë prej dhjetë vitesh e NATO-s kontribuoni me nder dhe dinjitet për paqen dhe stabilitetin kudo ne botë. Ju meritoni dhe do të keni të gjithë mbështetjen e munguar.
Në këtë 107 vjetor të Ushtrisë Shqiptare ju uroj nga zemra, Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Basha në postimin e tij.