Presidenti i Shqiperise, Ilir Meta, dje gjate vizites ne Prishtine ku vlerësoi Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe njësitë e specializuara të kërkim-shpëtimit per ndihmen e madhe te dhene ne operacionet ne Durres pas termetit tragjik, ka zhvilluar takim edhe me kreun e VV, Albin Kurtin dhe Isa Mustafen, kreun e LDK.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta jep detaje nga takimet qe ka zhvilluar duke shprehur bindjen se Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.
Mesazhi i Metes
Dje në Prishtinë falenderova edhe Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja z.Albin Kurti dhe Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës z.Isa Mustafa për solidaritetin që kanë treguar dhe ndihmën konkrete që kanë dhënë në mbështetjen e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Si fitues të zgjedhjeve parlamentare iu urova suksese në partneritetin e tyre për krijimin e institucioneve të reja qeverisëse. Kosova i ka të gjitha mundësitë të jetë një shembull i mirëqeverisjes në rajonin tonë.