Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka kritikuar ashpër mediat që e transmetojnë Edi Ramën Live nga ERTV, edhe pse Rama vazhdon dhe i poshtëron duke i quajtur, sipas Vaslit, lehaqenë dhe qenefë.
Stomak të fortë!! Sot Edi Rama i quajti mediat lehaqenë!! Dje Edi Rama i quajti mediat qenefë (hale’). Këta vazhdojnë e trasmetojnë Edi Ramën live edhe me siglën ERTV. Si duket presin me qejf persëri poshtërimin e radhës, përsëri live dhe përsëri nga ERTV. Vërtet Stomak të fortë paskan!- shkruan Vasili në një postim në Facebook.