PS merr vendimin dhe “braktis” Arta Markun, ja kush do votohet. Partia Socialiste ka vendosur të votojë sot Olsian Çelën si Prokuror të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së së zhvilluar me dyer të mbyllura para nisjes së seancës së Kuvendit.
Partia Socialiste do votojë Olsjan Çelën, që është i pari në listën e kandidatëve të vlerësuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Olsjan Çela ka marrë më shumë pikë se kandidatët e tjerë, duke lënë të dytën e listën Arta Markun, kryeprokuroren aktuale të përgjithshme të përkohshme. Ndërkohë që kandidatja e tretë është Fatjona Memçaj.
Nga lista e gjatë e kandidatëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, vendosi të përzgjedhë tre kandidatura për këtë pozicion, duke renditur të parin me diferencë pikësh, prokurorin Olsian Çela (459 pikë), ndërsa pas tij renditet kryeprokurorja e përkohshme aktuale, Arta Marku (406 pikë) si dhe Fatjona Memçaj (362 pikë).