Luan Rama thirrje: Zonja prokurori çfarë bëtë pas tërmetit të 21 shtatorit?

E Enjte, 05 December 2019 14:17

Zëvendës kryetari i LSI-së Luan Rama i ka drejtuar disa pyetje sërish sot Prokurorisë duke i kërkuar informacione mbi hetimet pas tërmetit të 21 shtatorit, që e cilëson paralajmërimi i natyrës për tërmetin e 26 nëntorit.

Në një deklaratë për media nga selia e LSI-së, Luan Rama tha se Shqipëria prej shtatorit deri tani është goditur nga tërmete të cilat kanë nxjerrë zbuluar mungesën e eficencës, mungesën e përgjegjësisë dhe mungesën e veprimeve korrekte për të mbrojtur e garantuar jetën e qytetarëve.

 

Duke iu drejtuar prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, ai i kërkon të informojë publikun për gjithçka të bërë në përmbushje të detyrës kushtetuese.

DEKLARATA E PLOTË
Situata tragjike dhe pasojat e rënda që krijoi tërmeti i 26 nëntorit na bënë të gjithëve jo vetëm të reflektojmë por të demonstrojmë edhe përgjegjshmërinë që gjithçka ka ndodhur të evidentohet, të hetohet, të zbardhet në sytë e opinionit publik sepse vetëm kështu do krijohet besimi se institucionet e shtetit po e bëjnë detyrën. Prokuroria jo vetëm që nuk është prezentë në detyrimin kushtetues për të informuar publikun në lidhje me pasojat dhe shkaqet që çuan në këtë situatë të rëndë por të gjithë mbajnë mend nxitimin e prokurorisë për të informuar publikun pas çdo proteste që bënte opozita a thua se nuk kishte punë tjetër prokuroria.

Shqipëria prej shtatorit deri tani është goditur nga tërmete të cilat në fakt kanë nxjerrë zbuluar mungesën e eficencës, mungesën e përgjegjësisë dhe mungesën e veprimeve korrekte për të mbrojtur e garantuar jetën e qytetarëve.

Meqenëse prokuroria vazhdon të heshtë jam i detyruar ta pyesë publikisht zonjë prokurori të Republikës së Shqipërisë. Jo me qesëndi e konsideroj zonja dhe jo prej faktit që e drejton një zonjë. Zonja prokurori çfarë keni bërë për të hetuar pasojat dhe shkaqet që çuan në pasojat e rënda të tërmetit të 21 shtatorit, të tërmetit që ishte parathënia apo paralajmërimi i natyrës për tërmetin e 26 nëntorit? Cili ka qenë grupi hetimor që është marrë, ka hetuar? A keni evidentuar gjatë hetimit tuaj pas tërmetit të 21 shtatorit objekte, ndërtesa, godina banimi në risk, të dëmtuara ë të cilat nuk duhet të kishte qytetarë? Në sa prej godinave të dëmtuara kanë qenë të evidentuara si të papërshtatshme?

Jeni e lutur të informoni publikun për gjithçka keni bërë në përmbushje të detyrës suaj kushtetuese. Për të evidentuar përgjegjësinë dhe për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që me mosveprimin e tyre skandaloz dhe kriminal pas tërmetit të 21 shtatorit, janë bashkëfajtorë në krimin e shëmtuar të tërmetit të 26 nëntorit. Jepni përgjigje. Demonstroni që jeni institucion i pavarur, në zbatim të ligjit dhe Kushtetutës. Jemi në pritje të përgjigjes suaj në mënyrë që qytetarët të kuptojnë se ju nuk vepronin nën urdhër apo nën presion politik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...