Presidenti Ilir Meta e ka vlerësuar maksimalisht, procedurën për zgjedhjen me short të anëtarëve të KED-së zhvilluar sot në Presidencë dhe pas kësaj, ka shprehur dëshirën e tij për vazhdimësinë e punës së këtij institucioni.
“Pas një shorti tepër transparent, - shkroi Meta në fb, - tani më e rëndësishme mbetet veprimtaria plotësisht transparente dhe në respekt të ligjit, e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) për vitin e ardhshëm.”
© SYRI.net