Disa nga strukturat shtetërore nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës, madje dhe ato që kanë dhe përgjegjësinë më të madhe, e konkretisht pushteti lokal.
Çudia është se ndonëse epiqendra e tërmetit ishte në Durrës aty ku u shënuan dhe viktimat por demet me te mëdha në pallate u shënuan në Tiranë. Makina e propagandës Kryetarit të Bashkisë Tiranë Lal Eri i kalon çdo limit njerëzor. Edhe në ditë të tilla të tmerrshme, të fatkeqësive kombëtare, të mbushura plot me dhimbje dhe ankth, kryetari i bashkisë Erion Veliaj vazhdoi me propagandën e tij të fëlliqur, me mashtrimet dhe falsifikimet e tij. Nuk ka çfarë bën, është e vetmja mënyrë që ai për tu shfaqur në publik. Që ditën e parë të tragjedisë, që më 26 nëntor, Veliaj ishte i pari i cili doli live në televizione për të lëshuar logjet e tij të neveritshme. I vetmi që nuk i ka rezistuar dot tundimit për të thirrur të gjitha mediat për të transmetuar live fjalimin e tij në Këshillin Bashkiak ku lexonte lista të stërgjata, ku fliste dhe për shkollat dhe për natën e bardhë dhe për ditën e flamurit e për të gjitha këto bashke ishte Lali Eri. Një fjalim disa minutësh ndërkohë që njerëzit ishin ende nën rrënoja.
Skandaloz ishte gjithashtu fakti që Veliaj postoi një foto sikur Tirana dhe bashkia e tij po solidarizohen me tërmetin dhe po japin ndihma, por e tradhton fotoja që shpërndan pasi ajo foto i takon 22 shtatorit dhe jo 27 nëntorit. Në të gjithë sektin e Rilindjes, në qoftë se ka një personazh ‘fake’, të gënjeshtërt, një prodhim skarco, si në parametrin njerëzor ashtu edhe të punëve ky është Erion Veliaj. E gjithë jeta dhe karriera e këtij njeriu është bazuar vetëm në gënjeshtër dhe në mashtrime. Por që të arrinte në këto nivele të kësaj politike mashtruese që ndërtohet mbi fatkeqësitë e njerëzve kjo nuk mund të konceptohej. Rreziku që paraqet ky njeri për vendin është i jashtëzakonshëm. Ndaj edhe rezistenca ndaj tij dhe neverisë që përfaqëson duhet të jetë e tillë.
“Ore ç’a kryeministri, do lyesh shkallët nesër. Ato shkarravina nuk duhet të jenë nesër. Mos na trego ç’a duhet të bëjmë ne, po na trego ç’a do bësh ti. Nesër në mëngjes të vish këtu. Unë nesër do dal në 5 e 30 nga shtëpia për në punë, ti do dalësh në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht, ti.” Këto ishin fjalët e kryeministri Edi Rama drejtuar kryebashkiakut të Tiranës te cilin e poshtëroi fare. Dhe rrjeti nuk mund të rrinte pa ironizuar këtë ultimatum të kreut të qeverisë drejtuar Lali Erit. Në rrjetet sociale po qarkullon një foto-montazh ku Veliaj shihet duke shërbyer në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit dhe Rama që i thotë: “Shko lyej shkallët tani”
Kryetari i emëruar i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me veprimet që bën tregon që nuk është në Shqipëri, ose nuk ia ndjen për çfarë ka ndodhur në Shqipëri. E nisi në mënyrën më skandaloze të mundeshe duke bërë propagandë për arritjet e tij live në mediat e blera prej tij duke harxhuar kohë televizive e paguar më paratë e taksapaguesve shqiptarë, ndërsa me mijëra pallate dhe mijëra banesa ishin shembur brenda të cilave u gjetën dhjetra të vdekur. Tragjedia preku dhe Tiranën ku me qindra banesa dhe pallate janë dëmtuar dhe u shënua dhe një viktimë por Uriah Hipi i Tiranës nuk gjendet në krye të detyrës. Lal Eri ka paguar 100 mijë euro për Francën, 100 milionë për tragjedinë shqiptare. Është ky një absurd i vërtet teksa i shtohen këtu dhe sjelljet skandaloze të Erionit. Tallja e Lal Erit nuk ndalet këtu. Ai madje postoi dhe foto të shpërndarjes së ndihmave të një tjetër tërmeti sikur po i shpërndante tani. Rezultoi një mashtrues i vërtet siç i tillë është. Madje Lal Eri nuk ka hapur as dhe një numër llogarie në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti.
Bashkia e Tiranës gjasmë e drejtuar prej teje sepse veç në detyrë nuk është, nuk po mund të iu ofrojë ndihmën e duhur familjeve që gjendet në mes katër rrugëve pa veshje dhe ushqim. As dyshekë dhe krevatë nuk ka dhe ankesat u bënë live madje në një takim të Ramës më banorët e Kombinatit. Aq jashtë detyre është Uriah Hipi i Tiranës sa dhe vet Rama duke qenë së e sheh që nuk po merret fare me këtë punë, pra dhënien e ndihmës familjeve te prekura nga tërmeti iu desh te bënte spektakël teksa iu sul hapur duke e urdhëruar që të lyente shkallë e një pallati.