Pallatet e Thumanës u ndërtuan pa cilësi/ Ish-i përndjekuri politik: Çimento e cilësisë së parë shkonte për bunkera në luftë me ‘djallin’

E Enjte, 05 December 2019 20:19

Pallatet që u shkatërruan në 26 nëntor në Thumanë kanë pasur probleme me cilësinë që kur u hodhën themelet.

Mark Alija, ish-i dënuar politik, që ka punuar në vitet ‘86-‘87 në Thumanë kur u ndërtuan ato pallate, thotë se problemet kryesore nisin që nga materialet e ndërtimit dhe askush nuk ka mbajtur përgjegjësi.

“Materialet nuk kishin cilësi. Pastronin furrat e gëlqeres në Krujë dhe i sillnin këtu për ndërtim. Çimento e cilësisë së parë shkonte për bunkerët. ‘Ishim në luftë me djallin’ dhe duhet të mbroheshim. Askush nuk ka qenë i përkushtuar për cilësi, por për të realizuar normën t’i çonin bukë fëmijëve. Ato pallate janë ndërtuar nga 1986 deri në 1987. Përgjegjësi nuk mban njeri më, pasi përgjegjësia duhet të fillonte në Shqipëri për shumë krime që janë bërë”, shprehet Mark Aliaj, ish-i dënuar politik në Thumanë.

Login to post comments