Teksa vendi vuan prej vitesh ikjet masive në nivele të frikshëm, njeriu që e solli këtë shpopullim jo vetëm që nuk bën asgjë për ta ndalur por bën deklarata skandaloze.
Kreu i qeverisë bandite, Edi Rama theksoi se në mbledhjen e qeverisë së pasi të mbyllet procesi i pastrimit, do të nisë puna për ndërtimin e lagjeve të reja të banimit për banorët e prekur nga tërmeti.
Duke vene theksin tek një problem që lidhet me mungesën e fuqisë punëtore, ai tha se do te cohet ne Kuvend ligji per te mundësuar marrjen e fuqise punëtore edhe nga jashtë, duke mos e prekur fare faktin që si ka mundësi që vendi që ka gjysmën e njerëzve nëpër Evropë emigrantë për shkak se ska punë, na paska mungesë fuqie punëtore.
“Kemi nje problem ne fuqine punetore, duhet te bejme lehtesimin ligjir per marrjen e fuqise punetire edhe nga jashte, ta cojme ne Kuvend dhe ta mbyllim, ne 19 dhjetor duhet te jete ne Kuvend”- tha Rama.