Dy raporte të ndryshme për të njëjtin objekt.
Bëhet fjalë për drejtorinë rajonale të Tatimeve në Tiranë.
Janë të njëjtët ekspertë që kanë inspektuar këtë objekt në datat 4 dhe 5 dhjetor
Në inspektimin e datës 4 dhjetor, thuhet se ndërtesa ka dëmtime të riparueshme dhe është plotësisht funksionale, duke dhënë disa porosi për të bërë rregullime të vogla.
Por të njëjtët ekspertë janë kthyer sërish aty një ditë më vonë, në datën 5 dhjetor.
Në inspektimin e dytë, ata kanë vërejtur dëmtime të mëdha në strukturën e objektit në kolona dhe në soletë.
Kështu herën e dytë, inxhinieri konstruktor dhe arkitektja e kanë nxjerrë të papërdorshëm këtë objekt.