Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar ndaj kronikës së publikuar nga Ora News se administrata është urdhëruar që të paguajë me detyrim nga paga mujore në shenjë solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti.
Rama publikoi lajmin e medias sonë, duke shkruar se kjo është një pafytyrësi në kohë fatkeqësie.
Ish-deputeti shtoi se Rama është edhe kryeministër edhe gënjeshtar.
“Pafytyrësi në kohë fatkeqësie: Edhe kryeministër, edhe gënjeshtar…”-shkroi Rama.
Rama tha se s’kanë detyruar askënd të japë lekë nga rroga për tërmetin, por faktet flasin ndryshe