I ftuar në “Mbrëmje në ABC” me Mirela Milorin nënkryetar i PD Edi Paloka ka folur për situatën pas tërmetit që goditi vendin. Sipas tij vendi është ende në një moment paniku. Paloka thekson se është kundër shembjes së objekteve që u goditën nga tërmeti. Paloka tha se shembja e këtyre objekteve është prishje e provave për të mos u identifikuar përgjegjësit.
“Menaxhimi i situatës pas tërmetit është një kaos i pajustifikueshëm, me një kryeministër që duket se është më tepër i shqetësuar për të mbrojtur përgjegjësit apo se mos ju preket ndonjë qindarkë oligarkëve të PPP-ve”, tha Paloka.
Paloka u ndal më tej te sjelljet e kryeministrit që sipas tij është një sjellje tallëse.
Ndër të tjera Paloka thotë se strukturat duhet të ishin më të përgatitura, pavarësisht panikut të cilën e kuptojmë sepse jemi të gjithë të përfshirë. “Zjarrfikësit pa doreza pune, i pastronin rrënojat me dorë”, tha ai.
Paloka më tej u ndal te buxheti i 2020 i cili thotë se jemi në gjendje emergjence , ende nuk kanë dalë gjysmat e rrogave, por oligarkëve nuk iu preket asnjë cent. marrë asnjë përgjigje zyrtare, i pyetur nëse do të hapin ndonjë çështje ai thotë se kjo i takon Prokurorisë të merret seriozisht me këtë çështje.
Prishjen e objekteve Paloka e vlerëson si një prishje të provave, “në një situatë ku Prokurori thekson se nuk duhet të preken provat, Rama nuk duhet ti prekë ato”, tha Paloka. “Nuk janë vetëm ndërtuesit fajtorët, kryeprokurori i ri sapo ka ardhur, por duhet të tregojë se do të vendoset përgjegjësit para drejtësisë”, u shpreh ai./abcnews.al