Teksa shumë shkolla në Tiranë janë dëmtuar pas tërmetit të 26 Nëntorit, ish kryeministri Sali Berisha publikon në Facebook-un e tij dy dokumente, të cilat sipas tij, tregojnë se si ekspertët kanë hartuar dy vlerësime të kundërta për të njëjtin objekt.
Bëhet fjalë për shkollën fillore “Faik Konica”, e cila ndodhet në rrugën "Mujo Ulqinaku", në njësinë nr.10 në kryeqytet.
"Muret anësore kanë rrezik shembjeje. Problemi nuk mund të shmanget nga riparimet", lexohet në akt-konstatimin e parë.
Ndërsa në të dytin theksohet: "Është i shfrytëzueshëm në tërësi objekti".
“Miq, këtu keni dokumentat e dy vlerësimeve të kundërta nga ekspertët për Shkollën Fillore “Faik Konica”! Gjykoni vetë..!”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha