Shqipëria ka marrë Presidencën e OSBE-së mes shumë dyshimesh dhe pikëpyetjesh, por ky zhvillim i mirëpritur politik është përkthyer në arrogancë nga kryeministri Edi Rama.
Në videon më poshtë shihet se kryetari i qeverisë së Shqipërisë së vogël ia mban këmbët në hundë zyrtarit sllovak të OSBE-së që i duhet të dorëzojë Presidencën e radhës.
Edi Rama i ngjan Partizanit Meçe që futet në Pallatin e Mbretëror dhe shpall: “Tani Perandari jam unë!”.
Më parë ministri në detyrë, Gent Cakaj nuk dilte nga makina pa ia hapur derën një nënpunëse në moshë e OSBE-së si dhe dëshmon Gazeta Express.